Vendosni fjalën kyçe....

Rama me presidentin bullgar në Madrid: Mbase sot lajmi i mirë


Kryeministri Edi Rama thotë se mund të ketë një lajm të mirë që vjen nga Bullgaria në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Rama ka publikuar një video nga Madridi, ku po merr pjesë në ditën e tretë të Samitit të NATO-s, në të cilën shihet teksa bisedon me liderët e vendeve anëtare. Ai shihet duke biseduar edhe me presidentin bullgar Rumen Radev.

 “Mbase sot lajmi i mirë…”– shkruan Rama.