Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një kafkë dhe eshtra njeriu në afërsi të Fushë-Kuqes


Foto ilustruese

Një kafkë njeriu dhe eshtra janë gjetur këtë të dielë në afërsi të Fushë-Kuqes. Sipas televizionit “News 24”, eshtrat janë gjetur nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë.

Eshtrat dhe kafka e gjetur janë dërguar në ISHP për ekzaminime shkencore, ndërkohë që prokuroria e Kurbinit po punon për identifikimin e personit.

“Më datë 03.04.2022, rreth orës 13: 30, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Kurbin, se  në vendin e quajtur ‘Fushë Kuqe’, në një parcelë kanë  konstatuar mbetje kockore si ato të njeriut.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.”- bën me dije Policia.