Vendosni fjalën kyçe....

Digjet gjatë natës fasoneria e shtetasit italian  në Vlorë


Një fasoneri është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 në rrugën transballkanike ndërsa biznesi i përkiste një shtetasi italian.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme. Deri tani nga flakët në fasonerinë në fjalë ka vetëm dëme materiale.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.