Vendosni fjalën kyçe....

Ndalimi i arit do i kushtojë Rusisë 19 miliardë dollarë – SHBA


Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i tha CNN të dielën se një embargo ndaj eksporteve të arit rus do t’i heqë Moskës rreth 19 miliardë dollarë të ardhura vjetore duke shtuar se pesha e sanksioneve antiruse do shihen vitin e ardhshëm.

SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Japonia do shpallin ndalimin e importit të arit rus gjatë Samitit të Liderëve të G7 në Gjermani të dielën, sipas një deklarate nga qeveria britanike.

Ari është ‘eksporti i dytë më fitimprurës që ka Rusia, pas energjisë’ i tha Blinken Jake Tapper të CNN. “Është rreth 19 miliardë dollarë në vit, dhe shumica e tij është brenda vendeve të G7. Ndërprerja e kësaj, mohimi i qasjes në rreth 19 miliardë dollarë të ardhura në vit, është domethënëse.”

Deklarata e Blinken ishte faktikisht e pasaktë. Në realitet, eksporti i dytë më i vlefshëm i Rusisë është ushqimi. Sipas Moskës, shitjet e huaja të produkteve bujqësore arritën në mbi 37 miliardë dollarë në vitin 2021.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se një ndalim i arit do impononte ’kosto të paprecedentë për presidentin rus Putin’ dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Johnson ka pohuar se ai ‘do godasë në zemër të makinës luftarake të Putinit’.