Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në një sipërfaqe toke në Roskovec, rrezikohen disa banesa dhe të mbjella me grurë


Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe toke në fshatin Jokodinë të Bashkisë Roskovec.

Në vatrën e zjarrit kanë shkuar zjarrfikësit të cilët kanë ndërhyrë për të shuar flakët. Zjarrfikësve të bashkisë Roskovec, u janë bashkuar edhe forcat e zjarrfikëses së Patosit dhe të Fierit.

Nga flakët rrezikohet disa banesa si edhe disa stabilimente pularish që ndodhen pranë vatrave të zjarrit.

Zjarri deri tani ka një shtrirje prej 20 hektarësh ndërsa flakët janë përhapur edhe në një sipërfaqe toke të mbjellë me grurë.