Vendosni fjalën kyçe....

BE reagon për paketën “Ani-KÇK”: Ndiqni paratë, masat të kalojnë përmes institucioneve dhe SPAK-ut


Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar për miratimin e paketës “Anti KÇK” me akt normativ nga qeveria.

BE-ja e ka mirëpritur krijimin e kësaj pakete që sipas tyre shkon në drejtim me masat parandaluese për goditjen e krimit, por delegacioni bën thirrje që këto masa të jenë në respetkt të të drejtave të të pandehurëve dhe të ndiqen përmes institucioneve të krijuara nga reforma në drejtësi dhe në veçanti nga SPAK.

Ndiqni paratë” ka provuar të jetë një mënyrë shumë efektive për të trajtuar konkretisht organizatat kriminale. Ligji special i miratuar nga Qeveria e Shqipërisë që prezanton masa të reja parandaluese për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit shkon në këtë drejtim dhe tregon vullnet politik për të adresuar çështjen.

Ne do të ndjekim nga afër zbatimin konkret të aktit normativ. Është me shumë rëndësi që masat e reja legjislative të zbatohen me respekt të plotë të të drejtave themelore të të pandehurve dhe në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës. Është gjithashtu e rëndësishme që këto masa të reja të ndiqen përmes institucioneve të krijuara nga reforma në drejtësi, në veçanti SPAK.
Ne vazhdojmë të inkurajojmë qeverinë e Shqipërisë që të rrisë më tej përpjekjet e saj për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës
”-thuhet në postimin e delegacionit të BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *