Vendosni fjalën kyçe....

Stuhia shkatërron ç’i doli para në Shëngjin (FOTO/VIDEO)


Stuhia e një nate më parë ka sjellë probleme në Shëngjin. Era e fortë ka marrë përpara çfarë ka mundur, duke hedhur pemë e sende të ndryshme mbi makina e biznese.

Sikurse shihet në pamjet e mëposhtme, pemët janë thyer nga era duke rënë mbi makinat e parkuara në rrugë.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Stuhia ka bërë që shumë zona të mbeten pa energji elektrike, për shkak se era e fortë ka dëmtuar edhe disa kabina elektrike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *