Vendosni fjalën kyçe....

Në fillim të korrikut hapet aksi Kardhiq-Delvinë, Rama publikon pamjet e punimeve


Punimet për aksin rrugor Kardhiq-Delvinë janë drejt fundit.

Kryeministri Edi Rama për të treguar këtë ka publikuar sot në “Facebook” pamje që tregojnë se aksi Kardhiq-Delvinë është pothuajse gati.

“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje thuajse finale, fare pak ditë para se të hapet për të gjitha automjetet, rruga e re kombëtare Kardhiq-Delvinë e deri në Sarandë, ju uroj një të diel të qetë.”- shkruan kryeministri krahas videos.

Kardhiq-Delvinë është aksi më i ri që do t’i shtohet infrastrukturës rrugore në zonën e Jugut të Shqipërisë dhe jetë plotësisht e aksesueshme në fillim të muajit korrik.