Vendosni fjalën kyçe....

Ina Zhupa paralajmëron se maturantët do protestojnë sërish nesër: Katër kërkesa për ministren Kushi


Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka paralajmëruar se maturantët do të dalin sërish në protestë nesër në orën 16:00.

Ajo kujton pyetjen famëkeqe të para dy viteve të testit të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe që nxorri gjithë maturantët në protesta. Zhupa thotë se atë model ndoqën për testet e ardhshme.

“Matura 2022, probleme të përsëritura pa asnjë vullnet për t’i zgjidhur, në kurriz të mundit të maturantëve. E rritën ‘Turin’ e bënë model të testeve të dështuara!!”– shkruan Zhupa

Deputetja i drejton 4 kërkesa ministres së Arsimit Evis Kushi: Të hiqen nga skema e vlerësimit pyetjet jashtë programit, të rishikohet çelësi i provimit, sipas verejtjeve dhe sugjerimeve të mësuesve të biologjisë, të ndryshojnë kufijtë e vlerësimit të notave, duke ulur pragun në skemën me pikët e reja pas heqjes së pyetjeve jashtë programi, të mbajnë përgjegjësia QSHA dhe hartuesit e tezave.

KOMENTI I ZHUPËS

Matura 2022, probleme të përsëritura pa asnjë vullnet për t’i zgjidhur, në kurriz të mundit të maturantëve. E rritën “Turin” e bënë model të testeve të dështuara!!

Provimi i Biologjisë rrezikon vlerësimin real dhe kurorëzimin me sukses së ëndrrave të maturantëve për degët e preferuara si mjekësia etj.

Një test siç e vlerësojnë mësuesit e biologjisë por edhe vetë maturantët, jashtë standarti, jashtë programi, i koklavitur, me çelës përgjigjesh që përsëri lë hapësira për komente.

Më 10 Mars e kam thirrur në interpelancë ministren Kushi, pikërisht për maturën shtetërore 2022, edhe i kam kërkuar teste pilote për të kuptuar vështirësitë pasi është matura që ka nisur gjimnazin me pandemi, hartimi e tezave me përgjegjesi, me korrektësi, brenda programit etj. Asgjë nuk mori parasysh dhe bëri propagandë. Ndërkohë vit pas viti bëjnë teza “Turi” me papërgjegjshmërinë më të madhe.

Të hënën në orën 16:00 maturantët protestojnë sërisht.

I bëj thirrje ministres Kushi mos t’i shkatërroj mundin dhe ëndrrat maturantëve:

Të hiqen nga skema e vlerësimit pyetjet jashtë programit.

Të rishikohet çelësi i provimit, sipas verejtjeve dhe sugjerimeve të mësuesve të biologjisë.

Të ndryshojnë kufijtë e vlerësimit të notave, duke ulur pragun në skemën me pikët e reja pas heqjes së pyetjeve jashtë programi.

Të mbajnë përgjegjësia QSHA dhe hartuesit e tezave.

Keni 4 vjet që maturatët i detyroni të protestojnë për shkak të testeve të hartuara pa cilësi në lëndë të ndryshme dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.