Vendosni fjalën kyçe....

50 banorë të fshatit Shtiqen në Kukës shfaqin shenja helmimi, dyshohet nga konsumi i ujit të pijshëm


Rreth 50 banorë të fshatit Shtiqen në Kukës kanë shfaqur simptoma helmimi, i cili dyshohet të ketë ardhur nga uji i pijshëm.

Banorët janë paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencë, ndërkohë që janë dërguar nw ISHP po mostrat e ujit që konsumojnë banorët.

Banorët e paraqitur në urgjencën e spitalit të Kukësit me diarre dhe shenja të tjera helmimi, teksa pasi kanë marrë shërbim mjekësor, janë larguar përsëri për në banesë.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime në Kukës njoftoi se mostrat e marra nga uji paraprakisht duken pa ngjyrë dhe erë. Megjithatë, për sigurinë e banorëve, është ndërprerë furnizimi me ujë në lagjen Mujë, deri në përgjigjen e analizave të tij nga ISHP.