Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen dy persona në Vlorë e Sarandë


Dy persona janë arrestuar në Sarandë së fundmi ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht.

Në pranga ka rënë 34-vjeçari me iniciale R.P. banues në Berat pasi akuzohet për vjedhjen e një celulari e disa pijeve alkoolike në një restorant në Sarandë.

Një 55-vjeçar me iniciale P.T. banues në Patos, është arrestuar në Vlorë pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 30-vjeçari me iniciale I.H. e 40-vjeçarja me iniciale S.L, të dy banues në Vlorë.

Ata akuzohen respektivisht për ndërtim pa leje e kallëzim penal të rremë ndaj një personi.