Vendosni fjalën kyçe....

Dalin përgjigjet për provimin e Gjuhë Letërsisë, vetëm 4 maturantë absolutë në gjithë vendin, 383 nxënës jo kalues


Institucionet arsimore përgjegjëse kanë publikuar të dhënat e përmbledhura në të gjitha qarqet e vendit për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për maturantët.

Provimit iu nënshtruan në total 29731 maturantë.

Nga të dhënat rezulton se 383 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 4 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, rezultatin më të lartë të mundshëm.

Kalueshmëria për këtë provim është 98.71% ndërsa nota mesatare është 7.45.