Vendosni fjalën kyçe....

Balluku sqaron procedurat e riatdhesimit: Në karantinë, qytetarët do paguajnë vetëm 7 euro ushqimin


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka shpjeguar sot përmes një videoje rregullat e riatdhesimit të qytetarëve shqiptarë që kanë mbetur të bllokuar në shtete të tjera për shkak të krizës së pandemisë së COVID-19.

Në një videoje në rrjetet sociale, Balluku ka treguar dhe kostot që qytetarët do të duhet të paguajnë në procesin e riatdhesimit.

Balluku tha se dy hotele në Durrës, janë vendosur në dispozicion të qytetarëve që do të akomodohen për 14 ditë.

Ajo tha se kostoja ditore për një person është llogaritur 21 euro, nga të cilat 14 euro do paguhen nga shteti ndërsa 7 euro në ditë për ushqimin do paguhen nga vetë qytetarët.

“Do të ndalem për të sqaruar pagesën, kostoja ditore e qëndrimit në karantinë është menduar 21 euro, kostot ushqimore që do të paguhen nga personi janë 7 euro. Pasi të bëni pagesën elektronike prej 98 eurosh, sistemi do të lëshojë vërtetimin e rezervimit tuaj. Aty keni një Kod Unik që do t’ju ndihmojë për rezervimin e biletës së avionit. Këshillohuni me ambasadat. Air Albania nis fluturimet të shtunën në Romë, Milano, Bari, Frankfurt, Paris dhe Londër. Do vlerësojmë kërkesën për destinacione të tjera, por përpjekjet tona hasin vështirësi. Çmimi i biletës së avionit varion nga miljet e udhëtimit, por ju sigurojmë se Air Albania do të marrë vetëm një pjesë të vogël të kostove të udhëtimit. Udhëtimi nga Roma në Tiranë kushton 100 euro.” -tha Balluku. 

PROCEDURA QË DUHET NDJEKUR:

Duke filluar nga sot, të gjithë të interesuarit mund të prenotojnë udhëtimin e tyre të kthimit në atdhe duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

  1. Në ëebfaqen e Air Albania do të gjeni seksionin Udhëzim për Riatdhesimet në të cilin do të gjeni linkun për rezervimin e hotelit ku do të kalohet karantinimi sipas protokollit të sigurisë të hartuar nga Qeveria Shqiptare.
  2. Pasi të pranohen kushtet e karantinimit, vijohet me rezervimin e hotelit në link: https://harmoniahotelsgroup.com/akomodim-14-dite-ne-harmonia-hotels-group/ .
  3. Pasi të kryhet pagesa e hotelit, ju do të merrni një faturë automatike të rezervimit të cilën duhet ta ruani deri në fund të udhëtimit.
  4. Në një email të dytë nga sistemi I hotelit, ju do të pajiseni me një Kod Promocional unik, me anë të të cilit do të mund të kryeni rezervimin e biletës së avionit. Ritheksojmë se ky kod është I domosdoshëm për të finalizuar rezervimin e biletës.
  5. Kod promocional unik mund të përdoret vetëm nga një person I rritur ose nga një fëmijë mbi 2 vjeç. I vetmi rast kur ky kod mund të përdoret nga dy persona është për fëmijët nën moshën 2 vjeç.
  6. Pasi të realizohet me sukses rezervimi dhe pagesa e biletës, ju do të merrni me email biletën tuaj.
  7. Përpara udhëtimit, në pikën e check in, është e nevojshme të firmosni formularin me kushtet e karantinimit, për të vazhduar më tej me udhëtimin tuaj të rikthimit në atdhe.

Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni Call Center në +355 4 22 46 000 ose me email në call.center@airalbania.com.al

Gjithashtu për të gjithë ata shtetas të huaj apo shqiptarë, të cilët plotësojnë kushtet aktuale për të udhëtuar drejt Italisë të pajisur me pasaportë të huaj apo leje pune/leje qëndrimi mund të kontaktojnë Call Center në +355 4 22 46 000 për të marrë informacionin e nevojshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *