Vendosni fjalën kyçe....

Rama pas Samitit të BE-së: Më vjen keq për ta


Gjatë Konverencës së sotme për shtyp pas diskutimeve të gjata në samitin e BE-së, kryeministri Edi Rama tha se ndjente keqardhje për BE-në.

“Faleminderit që jeni këtu dhe më lini të shpreh keqardhjen e thellë për BE. Më vjen keq për ta dhe shpresoj se mund t’i ndihmojmë.

U përpoqa t’i them disa gjëra në takim dhe do të ndaj me ju disa prej tyre sepse nuk dua të marr aq kohë sa u mor në takim. Charles Michel më tha se kemi 3 minuta, por unë i thashë se do shërbenin edhe 30 sekonda po të kishin mbajtur fjalën ndaj 3 minuta s’ishin mjaftueshëm. I thashë se ndihesha mirë dhe keq që isha me ata. Mirë se jemi europianë, por keq se ne nuk mund të jemi këtu si evropianë por si miq në një shtëpi të ndarë. Dhe është diçka vërtet shqetësuese.”– tha Rama.

Më tej gjatë fjalës së tij, Rama tha se BE nuk duket aspak vend i shëndetshëm.

“Çështja e Bullgarisë është një turp, Një vend i NATO-s që merr peng një vend tjetër të NATO-s. Ju them që Vladimir Putin është shumë sëmurë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm.

Ne nuk do të presim Godonë, unë e kam thënë dhe më vinte keq por ca njerëz që dje ishin optimistë. Nuk erdha këtu me idenë që do të ndodhte diçka. RMV dhe Shqipëria janë së bashku… por është BE që thotë askush të mos lëvizë. Ne kemi lëvizur dhe do lëvizim për të ringjallur këtë frymë të Europës, pjesën tonë që është Berlini i Procesit për të ringjallur këtë frymë. Kam kërkuar mbështetje të plotë për Ballkanin e Hapur sepse edhe këtë janë të ndarë a thua se do jetojnë në Ballkan. Natyrisht janë dashamirës… fjalët janë të bukura, por do të ishe më bukur nëse do të realizonit fjalët. Por një ditë do të bëhemi edhe ne anëtarë të mirë të BE. Nuk dua të marr më shumë kohë, por ka një tjetër peng.”- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ironizoi BE-në dhe Bullgarinë për ngërçin e krijuar me negociatat, duke thënë se shpreson në anëtarësim shekullin tjetër.

“Sulmi i një pandemie në shkallë globale, një sulm tragjik dhe as një luftë kaq kërcënues që mund të shndërrohet në luftë tragjike globale, nuk kanë mundur ti’ bëjnë bashkë. Ç’të bëjmë?! Kemi shumë për të bërë. Ne kemi bërë dhe bëmë për të mbështetur idenë e Macron. Ne do të vazhdojmë në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit, me shpresën se shekullin tjetër do të jemi anëtarë, dhe do të përballemi me një tjetër Bullgarie, me një Bullgari të tretë. Do e vlerësonim shumë nëse ky komunitet i Europës ngrihet për të qenë bashkë si një familje e vetme. Pavarësisht se jemi në kate të ndryshme, por në dhomën e ndenjes jemi bashkë.”- tha Rama.