Vendosni fjalën kyçe....

Negociatori ukrainas thirrje Rusisë të ndalë sulmet ndaj civilëve


Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak i kërkon Rusisë të ndalojë sulmet ndaj civilëve.

Në një video të publikuar në “Twitter” para se të niste raundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, ai thotë: “Për pak minuta, ne do të fillojmë të flasim me përfaqësuesit e një vendi që beson seriozisht se dhuna në shkallë të gjerë kundër civilëve është një argument. Provoni se nuk është kështu.”

Ai shton: “Mos u kushtoni vëmendje emrave të ndryshëm toksikë si Yanukovych, Boyko, Muraev, të cilët janë rusë budallenj.”

Kujtojmë se delegacioni i Ukrainës ka mbërritur sot në Bjellorusi për raundin e tretë të bisedimeve, pasi dy seancat e mëparshme nuk arritën të bënin ndonjë përparim drejt paqes.

Në fokus të bisedimeve mes dy delegacioneve do të jenë edhe një herë korridoret humanitare – për të lejuar civilët ukrainas të shpëtojnë nga veprimet ushtarake, ndërsa bombardimet e qendrave të qyteteve vazhdojnë në jug dhe në lindje të vendit.