Vendosni fjalën kyçe....

Liderët e Ballkanit në konferencë pas dy orë diskutimesh, Kovaçevski: Po humbim kohë me negociatat, Bullgaria po kthehet pas në kohë


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, që pritej të fliste sot ka hequr dorë nga fjalimi i saj dhe në vend të saj, për shtypin folën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Kjo pasi samiti i sotëm zgjati dy orë më shumë se sa ishte planifikuar.

Ky i fundit ka qenë i pari që hapi konferencën e përbashkët për shtyp në samitin e Brukselit.

Kovaçevski tha se Bullgaria ka vendosur që të kthehet në të shkuarën.

Mes të tjerash ai tha se po humbet koha për hapjen e negociatave humbasim kohë për negociatat, duke shtuar se; Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria s’mund të jetë i ngecur në këtë situatë.

“Diskutuam për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Agresioni rus, dhe zgjerimi i BE dhe Ballkanit perëndimor duhet të shihet si prespektikë. Ne shprehëm pakënaqësinë e qeverisë. Ka 8 vite që Maqedonia e veriut është kandidate, ndërkohë qenë 2020 KE mori vendimin për nisjen pa kushte të negociatave. Jemi ende këtu dhe s’ka ende negociata. Po humbasim kohë. Maqedonia dhe Shqipëria s’mund të jetë i ngecur në këtë situatë. Bullgaria ka vendosur që të kthehet në të shkuarën.”– tha Kovaçevski.