Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje qytetarëve nga Kuvendi: Të bashkohemi më 7 korrik, e kemi litrin e qumështit e kokrrën e vezës më të shtrenjtë se në BE


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen në protestën e 7 Korrikut.

“Zonja dhe zotërinj deputetë, të dashur qytetarë që ndiqni këtë platformë, jam sot këtu për t’ju bërë një thirrje.

Të dashur qytetarë, punonjës të administratës, me ndihmë ekonomike, pa punë, punonjës të sektorit privat kudo që jeni, të bashkohemi në protestën e 7 korrikut pasi bordet shushunja të Edi Ramës, po rrisin në mënyrë antiligjore çmimet për llogari të qeverisë.

Unë po ju informoj këtu të dhënat e fundit të Eurostatit se në këtë vend, ku qytetarët marrin të paktën mesatarisht 6 herë më pak se qytetarët europian, litra e qumështit, kokrra e vezës kushtojnë më shtrenjtë apo 105% të çmimit që kushtojnë në vendet e BE-së. Një çmim më të lartë se mesatarja e BE ka vaji i ushqimit dhe yndyrnat.”- deklaroi Berisha.