Vendosni fjalën kyçe....

Von der Leyen fanse e Dua Lipës/ Vjosa Osmani e fton atë, Michelin dhe Macronin në festivalin “Sunny Hill” (VIDEO)


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është fanse e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Duke ditur këtë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ftoi atë të marrë pjesë në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë.

Ftesën Osmani ia bëri presidentes Von der Leyen në samitin e Bashkimit Europian ku po diskutohet edhe procesi integrues i Ballkanit Perëndimor. Ato po pozonin për fotografi së bashku me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidentin francez Emmanuel Macron, të cilët gjithashtu janë të ftuar.

“Shpresoj se do t’ju kemi në kohën kur në Kosovë do të zhvillohet festivali Sunny Hill, i cili po sjell një formacion të mrekullueshëm dhe gjithashtu ju z.President, jeni të ftuar të gjithë.”- tha presidentja e Kosovës gjatë seancës fotografike.

Von der Leyen pastaj iu drejtua kolegëve duke thënë se bashkë me Osmanin janë fanse të së njëjtës këngëtare, pra Dua Lipës. Osmani më pas sqaroi Macronin: “Dua Lipa, nga Kosova”.