Vendosni fjalën kyçe....

U kapën me armë dhe municion gjatë kontrollit, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë


Dy persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur gjatë kontrollit të rastësishëm me armë me vete.
Në prangat e policisë ranë shtetasi K.H 30-vjeç dhe S.S 24-vjeç.
Ata u arrestuan në rrugë Hyqmet Buzi mbrëmjen e djeshme.
Njoftimi i plotë:
Qarkullonte me armë zjarri me vete, forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat” e vënë në pranga.
Në pranga edhe drejtuesi i mjetit me të cilin qarkullonte 30-vjeçari, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, nga forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në rrugën “Hyqmet Buzi”, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
•K. H., 30 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”;
•S. S., 24 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e Shqiponjave dhe Shigjetave, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Farkës” u bë ndalimi i mjetit tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi S. S. dhe kishte pasagjer shtetasi K. H. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit dhe këtyre shtetasve, në çantën e dorës të shtetasit K. H., shërbimet e Policisë gjetën një armë pistoletë dhe fishekë luftarak.
Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të banesës të shtetasit S.S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *