Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Shkaku i mos hapjes së negociatave nuk është Bullgaria por mandati i tretë i vjedhur nga Rama


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas mos hapjes së negociatave nga BE-ja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Berisha bëri me faj Kryeministrin Rama dhe jo Bullgarinë, duke thënë se vjedhja e mandatit të tretë është arsyeja që nuk u çelën negociatat.

Mandatin e tretë nuk e fitove, por e vodhe! Prandaj kurrë nuk çelën negociatat me ty!

Të dashur miq,

I sfazuar nga ‘JO’ e madhe e liderëve të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Edi Rama u soll sot në samitin në të cilin tha se nuk do të shkonte, si një dhi e zgjebosur që mban bishtin përpjetë!

Ai rrahu gjoksin duke thënë si me krenari se: ‘M’u ndesh të fitoja një mandat të tretë që të vazhdoja të prisja për çeljen e bisedimeve dhe ishte shumë të thoja të vërtetën që arsyeja nuk është thjesht Bullgaria.’

Në fakt, i them ktëtij hokatari, shkaku kryesor siç pohon edhe ai vete, nuk është Bullgaria, por pikërisht mandati i tretë i rrëmbyer nga ai duke vjedhur vota.

Ky është shkaku i të gjitha shkaqeve që me të BE nuk hap negociatat me Shqipërinë.

Me Edi Ramën negociatat nuk hapen kurrë!

Më 7 korrik të gjithë jeni të ftuar në protestë!

Largimi i Ramës është shpëtimi i Shqipërisë!”-shkruan Berisha.