Vendosni fjalën kyçe....

“Marrëveshje që Greqia të marrë ujin nga Syri i Kaltër”- Ina Zhupa pas artikullit të medies greke: Kjo është çmenduria e radhës e qeverisë Rama



Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar pas një artikulli të publikuar në mediet greke, se mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Greqisë po përgatitet një marrëveshje për të ndërhyrë tek “Syri i Kaltër” në Sarandë për t’ia transferuar ujin shtetit fqinj.

Zhupa e quan këtë “çmendurinë e radhës të qeverisë Rama” dhe shton se Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur që nga viti 2002. Kjo do të thotë se ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara.

Deputetja demokrate thotë se në Shqipërisë, qytete si Saranda e Delvina kanë vuajtur nga mungesa e ujit të pijshëm por një ndërhyrje e tillë nuk ishte menduar.

“Të transferojnë ujin e burimit nëntokësor të Syrit të Kaltër në Greqi, kjo mund të jetë papërgjegjshmëria dhe çmenduria e rradhës e Qeverisë Rama!

Media greke ERT NEWS tregon se po përgatitet një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë për të ndërhyrë tek Syri i Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë. Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris ka ngritur sërish çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria: ‘Me ndjenjën e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne i jemi nënshtruar një propozimi/memorandumi teknik për furnizimin me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë në konsideratë dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studime ekzistuese si ai i Politeknikut (1991).’

Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore.

Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por ska shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje e tillë e paligjshme në Syrin e Kaltër.

Si mund të mendohej që kjo ndërhyrje e paligjshme të bëhej për të furnizuar Greqinë?!”– shkruan Zhupa.

Media shtetërore greke “ERT NEWS” ka shkruar në muajin Maj se po përgatitet një marrëveshje ku Korfuzi do të furnizohet me ujë nga Shqiperia, më saktë nga Syri i Kaltër.

Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut George Machimaris thuhet se e ka ngritur çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria, për të përballuar mungesën e pritshme të ujit në dekadat e ardhshme në ishullin e Korfuzit.

Kliko këtu për artikullin e plotë.