Vendosni fjalën kyçe....

“Me shumë mundësi Ukraina do bëhet anëtare e BE-së” – Biden


Presidenti i SHBA-së Biden mendon se Ukraina ka ‘shumë gjasa’ të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Ai tha gjithashtu se një vizitë në Kiev është ende në tryezë, por ndoshta jo gjatë udhëtimit të tij të ardhshëm në Evropë.

Biden foli në një bisedë shtypi në Rehoboth, Delaëare, ku ai është duke pushuar përpara samitit të NATO-s në Madrid, i planifikuar të fillojë më 29 qershor. Udhëheqësi 79-vjeçar amerikan ra nga biçikleta të shtunën, por Shtëpia e Bardhë tha më vonë se ai nuk u dëmtua.

Ukraina nuk ka marrë ende statusin e kandidatit, hapi i parë në një proces bashkimi me bllokun që mund të marrë dekada. Parisi dhe Berlini kanë dalë në favor të dhënies ‘menjëherë’ të këtij statusi Kievit, pas vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz në Kiev javën e kaluar. Italia dhe Rumania gjithashtu mbështesin masën.

Ky duket të jetë një ndryshim nga fundi i majit, kur kryeministri italian Mario Draghi tha se Roma ishte i vetmi kryeqytet i madh i BE-së që mbështeti kandidaturën e Kievit. Si Draghi ashtu edhe Scholz kanë shprehur zhgënjimin me kërkesën e BE-së për vendimmarrjnjëzëri.

Biden deri më tani nuk e ka vizituar vetë Ukrainën.