Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari pyet kreun e SPAK: Pse s’arrestohen tre prokurorët e më pas të gjendet kush e nxorri sekretin hetimor për dëshmitë e Dumanit?


Gazetari Lufti Dërvishi ka bërë një pyetje retorike lidhur me daljen e sekreteve hetimore nga SPAK, që më pas janë publikuar në media mbi dëshmitë e Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt.

Dërvishi sjell si rast të ngjashëm arrestimin e ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi dhe mbajtjen e tij në burg gjatë kryerjes së hetimeve.

Ai pyet pse nuk arrestohen tre prokurorët e SPAK-ut lidhur me daljen e sekretit hetimor e më pas të gjendet rrugës kush e nxorri sekretin njësoj si në rastin e Gëllçit i cili u arrestua dhe u mbajt në burg teksa prokuroria gërmonte nëse ishin kryer shkelje dhe nëse ato ishin kryer pikërisht nga Gëllçi.

“Thoma Gëllçin ish drejtorin e RTSH në fillim e arrestuan, pa e ditur nëse kishte ose jo shkelje.

Pastaj filluan të gërmojnë a kishte ndonjë shkelje dhe a ishte Thomai qe kishte bërë shkeljen?!

SPAK-ut i kanë dalë sekretet. Është e qartë shkelja dhe në gjuhën gjyqtarëve dhe prokurorëve ky quhet fakt i ditur botërisht! Pyetje: Pse nuk arrestohen 3 prokurorët e SPAK -ut pastaj të gjejnë kush e nxorri sekretin???” – shkruan Dervishi në Facebook.