Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti gjerman kritika Bullgarisë nga Tirana: Po mban peng integrimin e Tiranës e Shkupit


Deputeti i Bundestagut gjerman Adis Ahmetoviç tha sot se Tiranës zyrtare duhet t’i çelen negociatat me BE-në.

Ahmetoviç, i cili është njëkohësisht reporteri për Ballkanin Perëndimor kritikoi Bullgarinë se po mban peng procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke bërë thirrje që kjo gjë të marrë fund.

“Nuk jam në gjendje të jap një datë për çeljen e negociatave. Nuk do të ishte përgjigje e ndershme të flisja për datë. Unë mbështesë integrimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Në këto kohë dinamike me gjithë këto probleme, jo vetëm lufta në Ukrainë, por edhe çështje të tjera të mëdha, na duhet një reformim. Nuk mund të ndodhë që një vend të vendosë për të ardhmen e një rajoni të tërë, prej 6 vendesh, sepse nuk janë dakord me një ose dy gjëra. Ndoshta në fillim të ndërtimit të këtij Bashkimi Evropian ishte një mendim i mirë për të ndërtuar besim mes vendeve dhe që kishte të bënte me barazinë mes vendeve, por ky sistem vetoje po përdoret shpesh, për çështje egoiste dhe na duhet ta ndryshojmë. Unë do thoja që Shqipëria duhet të ulet në të njëjtën tryezë me vendet e tjera të BE. Kanë pritur 30 vjet shqiptarët për këtë.” – tha deputeti gjerman.