Vendosni fjalën kyçe....

Bullizuan të riun në rrjetet sociale, 3 punonjës policie në Korçë procedohen penalisht


3 efektivë të Komisariatit të Korçës janë proceduar penalisht nga Prokuroria e qytetit pasi kanë bullizuar një të ri.

Shkak dyshohet se është bërë një video në Tik Tok ku bullizohej një shtetas në kohë pandemie, i cili ishte shoqëruar në automjetin e policisë për masat kundër Covid-19.

Raportohet se policët e kanë shoqëruar për mungesën e maskës, dhe më pas e akuzonin për vjedhje të riun.

Policët i kanë thënë se ka vjedhur gjithë Korçën dhe është numri 1 që kërkohet për vjedhje.

Gjithë biseda e regjistruar më pamje, është publikuar pas më tepër se 2 vitesh në rrjete sociale.

I riu ka bërë kallëzim pranë AMP dhe ditën e sotme ka filluar edhe procedimi penal ndaj policëve.