Vendosni fjalën kyçe....

Fauci siguron Gates se kriza e koronavirusit ‘do të marrë fund’


Dr. Anthony Fauci, i cili është drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, thotë se kjo pandemi do të ketë një fund.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste në episodin e parë të podcastit të ri të Bill Gates dhe aktivistes Rashida Jones.

Jones e nisi intervistën duke pranuar se ishte e shqetësuar për të ardhmen, ndërsa Gates nuk ishte aq shumë i shqetësuar. Ai tha: “Unë në fakt mendoj se gjërat do të jenë në rregull”.

Themeluesi i Microsoft-it vazhdoi duke thënë se “gjasat që shumë prej këtyre vaksinave të funksionojnë janë me të vërtesë mjaft të larta”.

Kur Fauci iu bashkua në podcast, ai përsëriti se njerëzit do të duhet të mbajnë maska, të lajnë duart shpesh dhe të ruajnë distancën shoqërore për të kaluar dimrin. Ai foli për sfidat e shpërndarjes me sukses të një vaksine me dy doza. Por e përfundoi fjalën e tij me një mesazh pozitiv, duke e siguruar Gates se pandemisë do i vijë fundi.

“Unë dua t’u them njerëzve, mos u dorëzoni. Kjo do të marrë fund. Shkenca do të na ndihmojë me një vaksinë dhe terapi, dhe nëse i kushtojmë vëmendje masave të shëndetit publik, ne mund ta marrim nën kontroll.”– tha Fauci.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *