Vendosni fjalën kyçe....

Verstappen fiton Çmimin  e Azerbajxhanit, Leclerc ia dhuroi pasi përfundoi garën para kohe


Max Verstappen e ka fituar garën për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në Formula 1.

Drejtuesi i Red Bullit e la prapa shokun e tij të skuadrës, Sergio Perez në garën Azerbaijan Grand Prix, e cila u mbajt sot në Baku.

Holandezi e kaloi shokun e skuadrës në xhiron e 15-të dhe fitorja e Red Bullit u bë më e lehtë kur shoferi Ferrarit, Charles Leclerc u detyrua ta linte garën para kohe.

Në podium përfundoi edhe drejtuesi  i Mercedesit, George Russell, kurse shoku i tij i skuadrës, shtatë herë kampioni botëror, Lewis Hamilton u desh të kënaqej me vendin e katërt.