Vendosni fjalën kyçe....

Franca zgjedh parlamentin e ri, e majta synon të pengojë Macron të marrë shumicën


Franca është duke votuar në zgjedhjet parlamentare dhe e majta franceze po synon që ta pengojë presidentin Emmanuel Macron ta ketë shumicën parlamentare.

Qendrat e votimit u hapën në orën 8 të mëngjesit, të dielën, pasi votuesit në territoret e huaja hodhën votat më herët gjatë fundjavës. Rreth 48 milionë qytetarë kanë të drejtë vote.

Zgjedhjet për 577 vendet në Asamblenë Kombëtare të dhomës së ulët janë një proces me dy raunde.

Më shumë se 6 mijë kandidatë, nga mosha 18 deri në 92 vjeç, po konkurrojnë për të fituar vende në Asamblenë Kombëtare në raundin e parë të zgjedhjeve.

Ata që marrin më shumë vota do të kalojnë në raundin e dytë vendimtar më 19 qershor.