Vendosni fjalën kyçe....

“Heronjtë e 8 Janarit” – Berisha poston fotot e të arrestuarve në kafazin e Gjykatës


Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca për 11 personat e arrestuar në selinë e PD pas protestës së 8 janarit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto nga salla e gjyqit, të personave të arrestuar, mes tyre dhe këngëtari i njohur Arkimed Lushaj (i njohur si Stresi).

 “Heronjtë e 8 Janarit në Sallën e gjyqit të Narkoshtetit!”- shkruan Berisha krahas një fotoje. Në një tjetër postim, i quan të arrestuarit si “të pamposhturit”.