Vendosni fjalën kyçe....

Hap derën qetësisht e zbret, i arrestuari përpiqet të arratiset në mënyrë spektolare nga mjeti i policisë (Video)


Një burrë është përpjekur të arratiset në mënyrë spektakolare nga furgoni i policisë.

Ngjarja ka ndodhur në Saransk të Rusisë e siç duket në pamjet video, personi i arrestuar hap qetësisht derën e pasme të mjetit e më pas zbret në rrugë duke bërë me shenjë nga shoferët e tjerë në rrugë që të mos tregojnë.

Personi i identifikuar si Sergei është kontigjent i njohur për policinë lokale e kësaj radhe ishte arrestuar për shkak të problemeve që kishte shkaktuar duke qenë i dehur.

Megjithatë oficerëve shoqërues u mjaftuan pak çaste për të kuptuar se diçka nuk po shkonte mirë dhe i vihen menjëherë nga pas të arrestuarit të arratisur.

Ata e kapin atë dhe e rifusin në mjet duke e shoqëruar më pas në rajonin e policisë.