Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur ajrin më të pastër në Tokë


Shkencëtarët besojnë se ata kanë identifikuar ajrin më të pastër në botë, pa grimca të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor.

Siç shkruan CNN, studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Kolorados identifikuan një rajon atmosferik i cili mbetet i pandryshuar nga veprimtaria njerëzore mbi Oqeanin Jugor, i cili rrethon Antarktidën.

Moti dhe klima janë të lidhura ngushtë, duke lidhur secilën pjesë të botës me rajone të tjera. Ndërsa klima ndryshon me shpejtësi për shkak të veprimtarisë njerëzore, shkencëtarët dhe studiuesit luftojnë të gjejnë një cep të Tokës të paprekur nga njerëzit. Profesoreshë Sonia Kreidenweis dhe ekipi i saj besojnë se ajri mbi Oqeanin Jugor ndikohet më pak nga njerëzit dhe pluhuri nga kontinentet e botës. Studiuesit zbuluan se ajri i shtresës kufitare, i cili ushqen retë e poshtme mbi Oqeanin Jugor, ishte i lirë nga grimcat e aerosolit të prodhuara nga aktiviteti njerëzor – duke përfshirë djegien e karburanteve fosile, mbjelljen e kulturave të caktuara, prodhimin e plehrave dhe derdhjen e ujërave të ndotura – ose të transportuara nga të tjera vende nëpër botë.

Ndotja e ajrit shkaktohet nga aerosolet, të cilat janë grimca të ngurta dhe të lëngshme dhe gazra që qëndrojnë pezull në ajër.

Studiuesit vendosën të studionin se çfarë ishte në ajër, dhe nga vinte, duke përdorur bakteret në ajër si një mjet diagnostikues për të konstatuar vetitë e atmosferës së ulët.

Shkencëtari dhe bashkëautori i studimit Thomas Hill shpjegoi se “aerosolet që kontrollojnë vetitë e reve të Oqeanit Jugor, janë të lidhura fort me proceset biologjike të oqeanit, dhe se Antarktida duket se është e izoluar nga shpërndarja në jug e mikroorganizmave dhe depozitimi i lëndëve ushqyese nga kontinentet jugore”- tha ai në një deklaratë. Ai shtoi se në përgjithësi, Oqeani Jugor është një nga vendet e pakta në Tokë që është prekur minimalisht nga aktivitetet antropogjene.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *