Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria mundet nga Izraeli në Tiranë, goli i Brojës nuk mjafton


Shqipëria është mundur në Tiranë ndaj Izraelit në ndeshjen e dytë në grup për Ligën e Kombeve.

Ekipi i trajnerit Reja kaloi i pari në avantazh me golin e Brojës nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e fundit të pjesës së parë po nuk mundit dot ta ruajë gjatë atë.

Miqtë barazuan në minutën e 57-të me anë të Solomon ndërsa shënuan golin e fitores në minutën e 73-të me të njëjtin lojtar.

Pas dy ndeshjeve të para Shqipëria ka vetëm një pikë në llogari, atë në barazimin ndaj Islandës.

Në ndeshjet tjera të mbrëmjes, Andorra fitoi ndaj Litenshtejnit 2-1, Bjellorusia barazoi më Kazakistanin 1-1, Austria barazoi me Francën 1-1 ndërsa Kroacia mposhti Danimarkën 1-0.