Vendosni fjalën kyçe....

Kina shpik sistemin revolucionar të lëshimit të dronëve


Kina ka zhvilluar një sistem të ri lëshimi që pretendon se i vendos dronët në ajër në mënyrë më të shpejtë dhe më të sigurt, duke mundësuar një ritëm më të shpejtë operacionesh gjatë përdorimit të tyre.

Javën e kaluar, firma kineze e hapësirës ajrore AVIC Chengdu Aircraft Industrial Group paraqiti një patentë për një sistem lëshimi të dronëve që katapulton dronët në ajër pa ccliruar dritë, tinguj ose shkarkime, duke kapërcyer mundësisht kufizimet e katapultave tradicionale ‘bungee’.

Katapultat Bungee janë të kufizuara në lëshimin e dronëve më të lehtë dhe vuajnë nga një ngadalësim i konsiderueshëm përgjatë nisjes, ndërsa lëvizja e papritur hedhëse mund të dëmtojë elektronikën e ndjeshme të dronëve.

Sistemi i ri i lëshimit, nga ana tjetër, përbëhet nga një cilindër i zbrazët i ndarë në dy dhoma nga një piston që mund të rrëshqasë horizontalisht brenda cilindrit sipas ndryshimeve të presionit të ajrit midis dy dhomave. Pistoni është i lidhur me një sistem rrotullimi dhe një krah shtytës me një anije të jashtme që udhëton përgjatë një linje lëshimi, mbi të cilën është montuar droni.

Sistemi funksionon duke injektuar ajër me presion të lartë në dhomën e parë, ndërsa një pompë vakum ul presionin e ajrit në dhomën e dytë. Kjo e bën pistonin të lëvizë horizontalisht, duke tërhequr pajisjen nga njëri skaj i cilindrit në tjetrin për të nisur dronin.

Sistemi i ri i lëshimit është gjithashtu i aftë të lëshojë dronët në vazhdimësi të shpejtë, duke marrë vetëm deri në pesë sekonda për t’u kthyer në pozicionin e nisjes. Megjithatë, teknologjia mbetet e patestuar.