Vendosni fjalën kyçe....

“Fshati i prezantuar nga vilat luksoze të Rolling Hills”- Rama: Tekstet shkollore me gabime janë korrigjuar, gati për vitin e ardhshëm



Kryeministri Edi Rama ka kujtuar skandalin e vitit të kaluar me librat shkollorë të cilët kishin plot gabime apo pasqyronin një realitet të shtrembëruar.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, Rama thotë se këto tekste shkollore janë korrigjuar dhe vitin e ardhshëm do të jenë të përmirësuara.

Ai ka publikuar edhe disa foto të këtyre teksteve, ku tregohet si ishin dhe si janë shndërruar.

Rama thotë se një rrjet i tërë mësuesish dhe ekspertësh u ngrit për të adresuar këto shqetësime.

“Një qeveri që i dëgjon të gjithë dhe edhe kur nuk është dakord me të gjitha, bën punë të mira.

Besoj ju kujtohen shqetësimet e ngritura vitin e kaluar në lidhje me disa pasaktësi apo ndonjë pasqyrim jo të përshtatshëm të jetës reale në tekstet shkollore! Një rrjet i tërë mësuesish dhe ekspertësh u ngrit për të adresuar ato shqetësime, çka solli përmirësimet e duhura.

Ja disa shembuj në foto nga librat e përmirësuar për vitin e ardhshëm shkollor.”- shkruan Rama ndërsa ndan fotot.

Siç vihet re, në tekstin e historisë së klasës së katërt tashmë është hequr fotoja që e përshkruante fshatin shqiptar me vila dhe rrugë të asfaltura duke dhënë pamje nga lagjia e pasur e Tiranës e ‘Rolling Hills’, ku vilat kushtojnë qindra mijëra euro.

Në tekstin e vjetër me pamje nga vilat e ‘Rolling Hills’ thuhej se jeta në fshat është e bukur e jetohet mirë.