Vendosni fjalën kyçe....

E kritikoi për çmimet/ Rama i përgjigjet Tabakut: Vetëm në Shqipëri s’po ndryshon çmimi i energjisë, kudo po bën reprezalje


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputetja demokrate Jorida Tabaku ngriti zërin për rritjen e çmimeve.

“Fjalimet e kolegëve janë totalisht jashtë realitetit, janë kaq larg me gjithçka po ndodh me familjet  bizneset, konsumet. Kemi një inflacion të lartë, por kemi një rritje ekonomike të ulët. Edhe dje raporti i fundit të BB tha të njëjtën gjë. Çmimet janë rritur…Mjalti, ëmbëlsirat janë luks për qytetarët., qershia mbi tortë është çmimi i karburanteve.  A e dini çfarë po ndodh sot me familje shqiptare si rezultat i rritjes së çmimeve?  Lideri mori masa që e ndihmuan ekonominë të dalë nga kriza, kjo nuk është e vërtetë. Qeveria shqiptare ka paketën më të ulët të ndihmës. Ka një rritje të jashtëzakonshme çmimesh.”- u shpreh Tabaku. 

Lidhur me deklaratat e saj, kryeministri Edi Rama reagoi nga foltorja duke thënë se qeveria po përballon këtë krizë ekonomike dhe rritjen e çmimeve në vend.

Sipas tij, Shqipëria është vendi me inflacionin më të ulët në rajon dhe shton se qeveria e ka menaxhuar krizën energjetike në mënyrën më të mirë të mundshme duke mos rritur çmimet.

“Unë jam shumë dakord me ju zonja Tabaku. Është sigurisht shumë e rëndësishme që të flasim për jetën e përditshme të njerëzve dhe duke qenë se unë skam shkollë dhe ju jeni me shkollë unë nuk po hyj se nuk hyj do te debate juaj me ministrin e financave për staflacionin. Duke qenë se ju flisni me shifra do isha shumë mirënjohës nëse do të më orientoni se ku i keni gjetur shifrat e INSTAT se unë i kam përpara dhe sipas INSTAT, inflacioni në Shqipëri është rritur 6.2% në Serbi 9.6% në Maqedoninë e Veriut 10.6% dhe në Kosovë 11.2%.

Dhe a ka vallë ndonjë arsye përse Shqipëria të jetë sa gjysma e rajonit, kur vjen puna te rritja e inflacionit. Me siguri ka arsye, mase ka më shumë arsye sesa ato që duke u përpjekur të mësoj u mund të them këtu. Por së paku janë dy të rëndësishme.

E para fakti që vetëm në Shqipëri si në askund tjetër në rajon dhe si askund tjetër në Europë çmimi i energjisë mbahet aty ku ishte para se të shfaqeshin simptomat e krizës, ndërsa kudo tjetër energjia po bën reprezalje mbi ekonominë. Nafta është patjetër komponent, por energjia për të cilën vazhdojmë paguajmë nga buxheti shtetit është arsyeja pse kemi këtë normë inflacioni. Dhe e dyta rritja e prodhimit vendas, se pse nuk e kemi importuar të gjithë masën e produkteve.”- deklaroi Rama.