Vendosni fjalën kyçe....

Topalli: Mandatet që do marrim do i bashkojmë me të djathtën


Jozefina Topalli, kryetare “Lëvizja për ndryshim”, deklaroi në emisionin “Opinion” se forca e saj politike, pas zgjedhjeve të 25 Prillit do t’i bashkojë me të djathtën mandatet që do të fitojë, me qëllim largimin e kryeministrit Rama nga pushteti.

Topalli shtoi se në fakt bashkë me Ramën duhet të largohen edhe kryetarët e dy partive të tjera (Meta dhe Basha) për të cilët tha se janë përgjegjës që e kanë mbajtur 8 vite në pushtet Edi Ramën.

“Mandatet që do të marri “Lëvizja për ndryshim” do i bashkohen mandateve të së djathtës, për të krijuar një qeveri të së djathtës për të rrëzuar Edi Ramën, por bashkë me të me largu edhe dy kryetarët e tjerë të partive që janë faktorë kryesorë me të cilët herë pas here ka qeverisur Edi Rama dhe që kanë po aq përgjegjësi që e kanë mbajt Edi Ramën 8 vite në pushtet”-deklaroi Topalli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *