Vendosni fjalën kyçe....

Avokati Altin Goxhaj përplaset me aktivistin: Protestat në vend kontrollohen nga Fondacioni Soros


Avokati Altin Goxhaj ka deklaruar sot se protestat në vend kontrollohen nga Fondacioni Soros përmes aktivistëve të tij duke i kthyer ato në ‘ortekë të kontrolluar’ nga qeveria.

Ai e bëri deklaratën gjatë emisionit ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV ku u përplas me aktivistin Migen Qiraxhi.

Në studio po diskutohej për rritjen rekord të çmimit të naftës në vend përmes Bordit të Transparencës dhe protestave të marsit për çmimin e karburantit.

“Një nga pikat më të dobëta të protestës së shkuar nuk është protestë lëmoshe. Kjo protestë po bën gjithçka për të dërrmuar shqiptarë në çdo drejtim dhe nuk mund të kërkohen lëmosha, më hiq këtë, më vër atë. me ul këtë, më ngriu atë. Në protestë duhet të përfshihen të gjitha grupet e interesit. I kam shumë inat bashkëpunimet e fshehta në bodrume e të bësh teatër me popullin. Unë besoj që ka pasur një kontroll shumë të mirë të Edi Ramës ndaj protestës. Këtu Sorosi kontrollon Shqipërinë, Ballkanin në fakt. Protesta ka pasur mekanizma për t’u kontrolluar. Kur në protestë ke 5 organizata të Sorosit apo 10 folës të Sorosit dhe mban kontroll menaxhimin e protestës duke mos e lënë atë të hapur për të tjerët. Problemi më i madh që kemi pasur më parë ka qenë tradhtia e opozitës në protesta.” – tha Goxhaj.

Ndërkohë Qiraxhi gjatë fjalës së tij tha se nuk ka agjenci për organizim protestash teksa theksoi se në protesta nuk bën pjesë te retorika e përçarjes sëqytetarëve.

“Unë nuk jam një agjenci eventesh apo organizim protestash që e marr me porosi dhe bëj një aksion. Unë nuk jam pjesë e asaj retorike që fut ndasi mes qytetarëve. Që shohin që qytetarët përçahen dhe nuk bëjnë asgjë.” – tha Qiraxhi.

“Protesta si ishte, si duhet të jetë! Sot live avokati Goxhaj, përballë aktivistëve të soros!!! Ja si duhet të organizohen protesta: Hapur dhe me transparencë, duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët dhe grupet e interesit, politikë dhe civilë, dhe jo takime në bodrume duke marrë komanda nga Fondacioni Soros dhe diplomatët e Soros për ti kthyer në ortekë të kontrolluar nga Ata Lart! Në protestë nuk dilet për të lypur lëmoshë, ma ngri pak pagën, ma ul pak çmimin, por për ti bërë ultimatume qeverisë! Nuk duhet të ketë frikë Populli Qeverinë por Qeveria Popullin ndaj dhe Ne duhet të bëjmë protestën siç nuk e do Rama, jo siç e do ai!” – shkruan Goxhaj në Facebook.