
Shqipëria ka luajtur ditën e sotme sfidën e parë në Ligën e Kombeve ndaj Islandës.
Kuq e zinjtë barazuar me rezultat 1-1 në Reykjavik.
Golin për Shqipërinë e shënoi Seferi në minutën e 30 ndërsa barazoi për vendasit Thorsteinsson në minutën e 49 pas një gabimi në mbrojtjen shqiptare që i dhuroi topin në këmbë lojtarit.
Sfidën e radhës Shqipëria e ka më datë 10 ndaj Izraelit që luhet në Air Albania.