Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Opozita më minoi gjatë presidencës, Basha bashkëpunoi me Ramën


Presidenti Ilir Meta deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ se Lulzim Basha ka bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama.

Meta theksoi se Basha në bashkëpunim me Ramën e kanë sulmuar gjatë gjithë kohës ndërsa shtoi se ka pasur më pak kompetenca se të gjithë Presidentët e tjerë në Shqipëri.

“Ka qenë një presidencë anormale. Jam Presidenti që hyra në atë institucion me më pak kompetenca se çdo President tjetër në Shqipëri.

Nuk kam pasur në krahun tim asnjë institucion të pavarur. Jam minuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëllimshme nga opozita e cila ka qenë në bashkëpunim me Ramën.

Kam bërë maksimumin për të mbrojtur Kushtetutën, pluralizmin politik, interesat e Kosovës dhe Shqipërisë.”-tha Meta.