
Një protestë është zhvilluar sot para Kuvendit të Kosovës. Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës.
Fillimisht ata u mblodhën para Kuvendit po më pas u përpoqën të futen me forcë brenda ndërtesës së Kuvendit duke bërë që policia të ndërhyjë më forcë.
Forcat e policisë kanë përdorur spërkatës për të shpërndarë veteranët ndërsa në vend ka mbërritur edhe një ambulancë.
Një polic ka mbetur i lënduar gjatë protestës. Shoqata e Veteranëve bën thirrje për mosvotimin e pagës minimale pasi nëpërmjet tij po tentohen të largohen veteranët.
*Video Credits: Koha