Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë në Fushë Krujë, policia në ndjekje të autorit të dyshuar


Një plagosje ka ndodhur në Fushë Krujë ku pas një konflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi B.S 44-vjeç dyshohet se ka qëlluar në këmbë shtetasin L.K 62-vjeç.

Policia bën me dije se është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar ndërsa i plagosuri është dërguar në Sipitalin e Traumës.

Plagosi 62-vjeçarin me armë zjarri në këmbë, gjatë një konflikti të çastit, shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 06.06.2022, në Fushë Krujë, në lagjen “Punëtori”, shtetasi B. S., 44 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin L. K., 62 vjeç, banues ne Fushë Krujë, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.