Vendosni fjalën kyçe....

Ishte dënuar me 10 vite burg, kapet në Tiranë 45-vjeçari


Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Tiranë. Në pranga ka rënë Alfred Mikeli, banues në Qerret.

Ai kërkohej pasi ishte dënuar me 10 vite e 6 muaj burg për trafik lëndësh narkotike e korrupsion.

Ai u gjet fajtor se kishte paguar 10 mijë euro dy efektivëve të policisë që e arrestuan, për ta lënë të lirë. Efektivët u ndaluan më pas gjatë hetimeve lidhur me rastin.

Në çastin e arrestimit atij i janë kapur një shumë të hollash, karta identiteti të falsifikuara e dy celularë që dyshohet se përdoreshin për veprimtar të jashtëligjshme.