Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se plagosën me thikë 23-vjeçarin, arrestohen 2 laçianët


Dy persona nga Laçi janë arrestuar nga policia, pas akuzave se kanë plagosur një person.

Sikurse thuhet në njoftimin e policisë, 24-vjeçari me inicialet V.H dhe 48-vjeçari me inicialet K.S nga Laçi, kanë plagosur me thikë një 23-vjeçar me inicialet E.M, gjithashtu banues në Laç.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

“Plagosën me thikë një shtetas, arrestohen në flagrancë nga policia 

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një pune të mirëorganizuar, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve V.H. 24 vjeç dhe K.S. 48 vjeç, banues  në Laç. 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E.M. 23 vjeç, banues në Laç,  të cilin e kanë plagosur me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë. 

Materialet iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime mëtejshme për veprën  penale  “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim”.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *