Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja e heshtur, Berisha ‘shigjeton’ Metën: Presidentit i humb fuqia e dekreteve jashtë vendit


Ish-kryeministri Berisha deklaroi pak para zgjedhjes së Bajram Begajt si president se dekreti i firmosur nga presidenti Meta në Stamboll që i hapi rrugën zgjedhjes së tij, nuk kishte vlerë.

Ai tha jashtë parlamentit se presidenti e humb fuqinë e dekreteve kur është jashtë territorit.

“Presidenti humbet fuqinë e dekreteve jashtë territorit të vendit të tij. Jashtë territorit nuk ka dekret. Kur je jashtë vendit, Kryetar Shteti është kryetari i Parlamentit. Ky është rregulli i Evropës. Nuk e imagjinonim që mund të kishte një shkelje të tillë kushtetuese. Jemi në kushtet e shkeljes flagrante të Kushtetutës. Ndaj kërkova ta bëj këtë deklaratë në Kuvend, por zonja Linda që e ka si me celës Parlamentin, nuk ma dha fjalën. Nuk ka sallë asambleje në botë, përfshirë ajo e OKB, që kur kërkon fjalën për cështje procedure, nuk të jepet fjala, kjo ndodh vetëm në Parlamentin shqiptar, që znj. Lindita e përdor si dyqanin e vet e hap e mbyll sa herë të dojë.” – tha Berisha.

Ndërkohë presidenti Meta nuk i është përgjigjur deklaratës së Berishës. Ai nga Stambolli ka uruar Bajram Begajn pas zgjdhjes së këtij të fundit si presidenti i ri i vendit me 79 vota pro.