Vendosni fjalën kyçe....

OSBE-ja do stërvisë 6000 policë shqiptarë për zgjedhjet e 25 prillit


OSBE-ja do stërvisë Policinë Shqiptare në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas zyrës së OSBE-së në Tiranë, po organizohen një sërë stërvitjesh për 6000 oficerë policie në mbarë vendin e pritet të përfundojnë në mesin e marsit 2021.

Kreu i kësaj zyre, Vincenzo Del Monaco, pohoi se stërvitja tregon angazhimin e OSBE-së për të ndihmuar në zgjedhjet e ardhshme.

Në stërvitjë do përfshihen zyrtarë të lartë e të mesëm të policisë, efektivë të policisë kufitare, shefa departamentesh e komisariatesh  si dhe efektivë policie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *