Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Bordet i grabitën shqiptarëve 300 mln euro


Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Sali Berisha nuk ka ndalur akuzat ndaj qeveridë dhe Kryeministrit Edi Rama. 

Berisha tha se Bordet i kanë marrë qytetarëve shqiptarë 300 mln euro

300 milionë euro janë grabitur nga xhepat e shqiptarëve vetëm nëpërmjet Bordeve, ç’ka ka bërë sot që mbi 300 mijë fëmijë dhe të rinj të jetojnë në kufijtë e varfërisë dhe të varfërisë ekstreme. përveç faktit se fondet e përcaktuara për fermerët shqiptarë janë më të ulëta në rajon, por në rast se analizohen fondet që shkojnë direkt tek fermeri , ato janë 20 herë më të pakta se në Kosovë dhe nga 63 euro për hektar që shkojnë tek fermerët në Kosovë, tek fermeri shqiptar shkojnë vetëm tre euro për hektar dhe 40 euro për hektar vidhen nga qeveritarët.“-deklaroi Berisha.