Vendosni fjalën kyçe....

Kishte mbetur e bllokuar në borë, gruaja e sëmurë me helikopter në spital (VIDEO)


Një grua nga Malësia e Madhe e mbetur e bllokuar në dëborë, është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodër me helikopter për shkak të komplikacioneve me shëndetin.

58-vjeçarja nga fshati Zagore e Malësisë së Madhe, Behije Vucaj kishte një emergjencë shëndetësore dhe në pamundësi për t’u transportuar me makinë është dashur transportimi përmes ajrit.

Një helikopter ka mbërritur në fshatin Zagore, për të marrë 58-vjeçaren dhe për ta dërguar në spital.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore  është jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me ngjarjen ka folur edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila tha se edhe një grua nga Peshkopia po transportohet me helikopter për në Tiranë.

 “Një helikopter Cougar i Forcës Ajrore me në bord personel mjekësor të Spitalit Ushtarak, ka transportuar një 58-vjeçare të sëmurë nga fshati Vuç-Kurtaj i Malësisë së Madhe për në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që një 25-vjeçare nga Peshkopia e bërë nënë dje, po trasportohet po nga djemtë tanë të Farkës për në Tiranë.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë në krye të detyrës!”, shkruan Xhaçka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *