Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha: Dumani i qelisë dhe SPAK-u po mbrojnë “Dumanin e Partisë”, Taulant Ballën


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përsëritur akuzat e tij se Nuredin Dumani po mbron Taulant Ballën.

Berisha akuzon SPAK-un se i doli në mbrojtje dje kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, pas akuzave që ai i drejtoi në seancën parlamentare dhe të cilin e quan “Dumani i parlamentit”.

“Mirëpo interesant është fakti se në mbrojtje të Dumanit të Parlamentit brofi Skapi i partisë të dalë i pari duke përdorur për këtë Dumanin e penduar të drejtësisë.

Sipas rrjedhjes selektive nga SPAKU i partisë të dëshmive të Dumanit të penduar, Ballën e shpëtoi ai për akuzën e padrejtë që një pjesë e bandës i bënte Tauland Bego Yaris sikur ky i fundit kishte ideuar vendosjen në garazhin e Manhasve të armës me të cilën ishte vrare një anëtar i bandës.”- shkruan Berisha në një postim në Facebook.

Ai shton se sipas Dumanit, Taulant Balla ishte një me bandat dhe operacionet e tyre kriminale, teksa flet dhe për shpërblim për Nuredin Dumanin.

Berisha shprehet se dje “Dumanit të parlamentit” i doli në mbrojtje edhe Gazment Bardhi, të cilin e konsideron bashkëpërgjegjës në ngjarjen e rëndë të Elbasanit ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 4 të tjerë.

POSTIMI I PLOTË I BERISHËS

Dumani i qelisë mbron Dumanin e Partisë!

Miq, dje denoncova në parlament Taulant Bego Yaris si Dumani politik i Bandës së Elbasanit, i cili ka me kapot dhe anëtarët e kësaj bande të qeverisë qindra telefonata, të cilat faktojnë se ai është anëtar kryesor politik i saj.

Përveç kësaj akuzova Taulant Bego Yaris se ai së bashku me Gaz Bardhin janë përgjegjës kryesor politik të vrasjes se Dr. Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së katër njerëzve në Elbasan.

Natyrisht dje unë nuk thashë asgjë të re, por vetëm ato që dihen nga të gjithë.

Mirëpo interesant është fakti se në mbrojtje të Dumanit të Parlamentit brofi Skapi i partisë të dalë i pari duke përdorur për këtë Dumanin e penduar të drejtësisë. Sipas rrjedhjes selektive nga SPAKU i partisë të dëshmive të Dumanit të penduar, Ballën e shpëtoi ai për akuzën e padrejtë që një pjesë e bandës i bënte Tauland Bego Yaris sikur ky i fundit kishte ideuar vendosjen në garazhin e Manhasve të armës me të cilën ishte vrare një anëtar i bandës.

Taulant Bego Yaris e kishte bërë këtë për të akuzuar Manhasat sikur ata ishin vrasësit e viktimës dhe të provokonte kështu hakmarrje ndaj tyre.

Por sipas Dumanit të qelisë ai vrasësi serial i 12 njerëzve kishte ndërhyrë dhe zbardhur faqen Dumanit të Parlamentit. Por cili ishte shpërblimi që Dumani i qelisë mori nga Dumani i Partisë për shërbimin që bëri ajo nuk ka rëndësi!!

Në të vërtetë Dumani i qelisë me dëshminë e tij vetëm sa provoi akuzat e mia dhe fundosi përfundimisht Dumanin e Partisë.

Kjo së pari sepse dëshmia e Dumanit tregon qartë se deputetit Bego Yaris ishte aq i përzier me bandat sa që ato nuk ngurronin ta akuzonin për skenarë e kurthe kriminale mafioze.

Sipas Dumanit, Taulant Bego Yaris ishte një me bandat dhe operacionet e tyre kriminale. Në këtë rast Manhasët nuk akuzuan Don Lalën, por Taulant Bego Yaris për vendosjen e armës së krimit në garazhin e tyre.

Së dyti, unë dje nuk e akuzova Bego Yarisin se ka ideuar vendosjen e armës së krimit në garazhin e Manhasve, por e akuzova se ka qindra telefonata me anëtarët dhe bosët e bandave të Elbasanit dhe se është direkt i implikuar politikisht nëvrasjen e Dr. Xhuvanit.

Fakti që pohon Dumani i qelisë me të cilin zgjodhi të mbrohet Dumani i Partisë vetëm sa provon më shumë lidhjet e Bego Yarisit me bandën e cila kishte atë një anëtar të vetin. E vërteta është se Dr Xhuvani u vra në përplasje me armë të bandës elektorale të Taulant Bego Yaris me kundërshtarët politik që mbështesnin  PD.

Përveç këtyre gjuha shkon aty ku dhemb dhembi!

Dje Dumanit të parlamentit përveç Dumanit të qelisë i doli zot edhe Gaz Bardhi bashkëpërgjegjës në përgjakjen e Elbasanit ku mbeti i vrarë Dr. Xhuvani dhe të plagosur 4 të tjerë.

Edhe reagimi i Bardhit ishte si klithma e atij që bërtet mos kujtoni se jemi ne përgjegjës për gjakun e derdhur në Elbasan. Ky është vetëm fillim më shumë do të dëgjoni!