Vendosni fjalën kyçe....

Imeraj: Kërkova që hetimi për dosjen “Muzin” të Bashës të çohej deri në fund


Ish-drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, deklaroi në emisionin Repolitix se dosja e famshme “Muzin” e PD për lobimin në SHBA duhet të hetohej deri në fund, ashtu sikurse edhe ajo e Rrugës së Kombit.

Imeraj shpjegoi se për lobimin e dyshuar rus të PD-së, 3 prokurorë kanë pasur mendime të ndryshme për çështjen ku njëri donte të pushohej, tjetri të pushohej por të pritej dhe letërporosia ndërsa prokurori tjetër duhej vazhduar.

“Unë nuk e njoh absolutisht Bashën, asnjë lloj Bashe që lidhet me politikën. Unë kam funksionuar që hetimet duhen çuar deri në fund edhe për çështjen e famshme të lobimit rus. Edhe Rruga e Kombit duhet të ishte hetuar dhe pse duhet të kishte përfunduar me procedurë. Për çështjen e hetimeve për lobimin rus 3 prokurorët kishin 3 mendime të ndryshme. Njëri prokuror ishte që duhej pushuar, tjetri thoshte që duhet pushuar por në pritje të letërporosisë, ndërsa tjetri që duhej vazhduar”-deklaroi Imeraj.