Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria e Kosova mësojnë kundërshtarët në Ligën e Kombeve


Është hedhur mbrëmjen e sotme shorti i sezonit të dytë të Ligës së Kombeve. Shqipëria e Kosova janë të dyja pjesë e Ligës C ndërsa pas hedhjes së shortit Shqipëria kë përfunduar në Grupin D.

Kundërshtarët e ekipit të Rejas në këtë grup janë Bjellorusia, Lituania e Kazakistani. Ndërsa Kosova ka përfunduar në Grupin C ku do ketë si rivalë Greqinë, Slloveninë e Moldavinë.

Trajneri i Kosovës, Challandes e ka vlerësuar si të fortë grupin megjithatë ka besim te grupi i lojtarëve që ka në dispozicion.

‘Nuk ishte shorti më i mirë, por nuk mund të them se jam i pakënaqu. Është mundësi e mirë për të treguar çfarë mundemi dhe për të përparuar më tej. Do të jetë interesante të luajmë me Greqinë dhe Slloveninë. Kualifikimi do të jetë i vështirë përmes Ligës së Kombeve. Por do të jetë mundësi e mirë që të përgatitemi për kualifikimet e rregullta për Botëror. Do të ndjehem i lumtur nëse fitojmë grupin.’ – ka thënë Challandes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *